Në Spanjë përzgjedhin lojtarin më të mirë të sezonit, nuk është Messi

Media spanjolle e futbollit ka zgjedhur sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema si “Futbollistin të sezonit 2019-2020 në La Liga”.

Francezi ka siguruar 36% të votave. Kontributi për titullin e 34-t kampion të Spanjës me 21 gola dhe 8 asiste është çmuar më i rëndësishëm se 25 golat dhe 21 asistet e Lionel Messit me Barcelonën.

Në vendin e tretë renditet kapiteni i Realit Sergio Ramos me 14% të votave. Edhe pse Messi u shpall golashënuesi më i mirë, kjo duket se nuk ka mjaftuar që tifozët të përzgjedhin “pleshtin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?