Në Turqi ka nisur “hakmarrja” ndaj Manajt, e ndëshkojnë me karton të kuq (VIDEO)
Rei Manaj ishte protagonist negativ në ndeshjen e Sivasspor ndaj Samsunspor, takim ky i vlefshëm për Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kuqezi mori dy kartonë të verdhë në harkun e dy minutave, duke u përjashtuar kështu nga loja në minutën e 89-të
Manaj ka qenë në qendër të sulmeve në ditët e fundit nga federata dhe mediat vendase pa një faulli që shkaktoi, e ku nuk u ndëshkua me karton të kuq. Mesa duket një i tillë erdhi sot. Manaj këtë sezon ka realizuar 4 gola në 11 ndeshje.
Sivasspor’dan Rey Manaj, 1 dakikada 2 sarı kart görüp, oyundan atıldı. 🟥 pic.twitter.com/qRZSo4inwQ
— Plus Global (@Plusglobal_tr) December 21, 2024