Në verë ishte pranë Juventusit, Dzeko gati ta mbyllë karrierën te Roma

Edin Dzeko po përgatitet të mbyllë karrierën pikërisht me fanellën e Romës, pasi po merr në konsideratë rinovimin e kontratës me verdhekuqtë. Sulmuesi boshnjak do të festojë ditëlindjen e 35-të në marsin e vitit të ardhshëm dhe tani e ka të qartë që asnjë klub i madh nuk mund t’i ofrojë një kontratë, ndaj po merr në konsideratë ofertat e drejtuesve të rinj të Romës.

Dzeko pritet të firmosë një kontratë që do ta lidhë me Romën deri në verën e 2023-shit, kohë kur sulmuesi të ketë 37 vite mbi supe, por me kushtin që boshnjaku të pranojë një ulje page të konsiderueshme.

Kontrata aktuale e Dzekos me Romën skadon në verën e 2022-shit, ndërsa sulmuesit i është ofruar zgjatja edhe me një tjetër sezon, por me një pagë më të ulët sesa 4.5 milionë eurot që fiton aktualisht. Ky është sezoni i gjashtë i sulmuesit boshnjak me fanellën e Romës, gjatë të cilëve ka luajtur 224 ndeshje dhe ka shënuar 106 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?