Në vitin 2021 do të zhvillohet Kupa e parë e Botës për klube me 24 skuadra
Presidenti i FIFA-s, Infantino ka konfirmuar se duke filluar nga viti 2021, do të lindë një kompeticion i ri, Kupa e Botës për klube, me pjesëmarrjen e 24 skuadrave.
FORMULA – 24 finalistë do të marrin pjesë në turne. Do të jenë 8 ekipe europiane, 6 Amerika e Jugut, 3 nga Afrika, 3 aziatike, 3 nga Amerika Veriore dhe një nga kampionët e Oqeanisë dhe kampionët kombëtarë të vendit pritës (në këtë rast Kina).
Për Evropën propozimi është: 4 fituesit e Champions 2018, ’19, ’20 dhe ’21; 4 fituesit e Europa League 2018, ’19, ’20 dhe ’21. Ndaj, Real Madrid (CL ’18), Liverpool (CL ’19), Atletico Madrid (EL ’18), Chelsea (EL ’19) janë ekipet e kualifikuara tashmë. Në dy vitet e ardhshme do të zbulohen dhe katër ekipet e tjera që do të plotësojnë 8 ekipet nga zona e Europës. Pjesmarrja në këtë kompeticion do të sjellë të ardhura të konsiderueshme.
Në total do të marrin pjesë 24 skuadra, të cilat do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe. 8 fitueset e grupeve do të kualifikohen me eliminim direkt, dhe më pas do të luhet gjysmëfinalet dhe finalja. Kompeticioni pritet të zhvillohet nga 17 qershor-4 korrik 2021. /R.Lika-Koha Jone/