Nedim Bajrami drejt rikthimit në Seria A, Sassuolo e kërkon sërish
Pas vetëm një sezoni në Skoci me Rangers, Nedim Bajrami mund të rikthehet sërish në Itali. Sipas mediave sportive, Sassuolo ka shprehur interes konkret për ta rikthyer mesfushorin e Kombëtares shqiptare në radhët e veta.
Klubi nga Reggio Emilia është gati të ofrojë 2.1 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, me shpresën për të bindur Rangers që ta lënë të lirë. Kujtojmë që Bajrami ka një kontratë të vlefshme me klubin skocez deri në vitin 2028, çka mund ta komplikojë disi transferimin.
Edhe pse sezoni i tij nuk ka qenë në pritshmëritë e larta, me vetëm 2 gola dhe 1 asist në 28 ndeshje zyrtare, Sassuolo beson se Bajrami mund të rikthejë formën më të mirë në një ambient që tashmë e njeh mirë, siç është Serie A.
KOHA JONË SONDAZH

