Nedim Bajrami rikthehet te goli me Rangers dhe i dhuron një pikë ekipit (VIDEO)
Rangers ka marrë një pikë me shumë vlerë në transfertë ndaj Dundee, falë një goli vendimtar të Nedim Bajramit në sekondat e fundit të takimit. Sfida e javës së 15-të në Premiership-in skocez u mbyll 2-2, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që mori rolin e heroit.
Bajrami shënoi golin e barazimit në minutën e 97-të, duke ekzekutuar me saktësi një penallti të fituar në limitet e ndeshjes. Goli i tij shmangu humbjen dhe i dha Rangers një pikë të rëndësishme në garën për kreun e kampionatit.
Tetovari vijon të fitojë gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit, i cili edhe këtë herë e aktivizoi si titullar. Bajrami qëndroi në fushë deri në fund të takimit, duke konfirmuar formën e mirë dhe rëndësinë që po merr në skemën e ekipit.

KOHA JONË SONDAZH

