Nedim Bajrami shënon gol spektakolar për Empolin në Kupë (VIDEO)

Nedim Bajrami nuk ka ndërmend të ndalet te Empoli. Mesfushori i Kombëtares sonë ka shënuar një gol spektakolar në transfertën ndaj Veronës, e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Italisë.

Në minutën e 74-t, Bajrami u tregua i vëmendshëm pas një goditje nga këndi, ndoqi aksionin dhe më pas lëshoi një goditje të bukur që shkoi në rrjetën e portës, pa i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtarë.

Ky është goli i dytë brenda pak ditësh për mesfushorin, i cili gjeti pak dirë më parë golin ndaj Udineses.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?