Nedim Bajrami shënon super gol ndaj Interit, asistin e merr nga Asllani (VIDEO)

Nuk kanë fund lajmet fantastike nga Italia për futbollistët shqiptar. Nedim Bajrami konfirmon formën e jashtëzakonshme këtë sezon, duke shënuar në Kupën e Italisë, për të barazuar rezultatin 1-1 ndaj Interit.

Në minutën e 61-të, goli është i gjithi shqiptar pasi do të ishte Asllani që shërbeu për Bajramin në zonë. Ky i fundit e kontrollon mjaft mirë dhe më pas me të majtën e dërgon në kuadrat. Në fund e feston me shqiponjë këtë moment fantastik. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP