Nedim Bajrami shënon super gol, por Milani i Piolit nuk ndalet (VIDEO)

Milani di të fitojë dhe në ditë të vështira. Kuqezinjtë morën një fitore në “frymën e fundit” 3-1 ndaj Empolit, duke bërë të pavlefshëm “perlën” e Bajramit.

Pas një pjese të parë të luftuar, e dyta do ta ishte dhe më interesante. Trajneri Zanetti fut në fushë dhe Bajramin, i cili bën difernecën në fushë. Mesfushori i Kombëtares sonë humbi një mundësi shumë të mirë përballë portierit.

Milani do të gjente avantazhin me Rebic, i cili shfrytëzoi më së miri një asist nga Leao. Në shtesën e ndeshjes, Nedim Bajrami do të shënonte një super gol me goditje dënimi, duke dërguar topin në trekëndësh.

Gjithsesi Milani reagoi menjëerë duke shënuar sërish me Toure, i cili realizoi pas një rrëmuje në zonë. Më pas kishte kohë dhe për golin e tretë që do të shënohej me kundërsulm nga Leao. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP