Nedim Bajrami shijon muzikë shqiptare në dhomat e zhveshjes së Empolit (VIDEO)
Empoli i këtij sezoni në Serie A ka pasur një mbështetje të veçantë në vendin tonë pasi aty aktivizohen plotë tri futbollistë shqiptarë:Ardian Ismajlin, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajramin. Asllani dhe Bajrami kanë arritur që të spikasin me prezantimet e tyre, duke tërhequr dhe vëmendjen e skuadrave të mëdha.
Në ekip mbizotëron një atmosferë pozitive dhe këtë e fakton nëpërmjet rrjeteve sociale Ardian Ismajli, teksa në videon e tij shfaqet Bajrami i cili shijon muzikën shqiptare në sfond (Shyhrete Behluli & Gold AG- vëlla e motër), ndërsa sigurisht nuk mund të mungonte edhe gjesti i shqiponjës.
Empoli në fundjavë do të sfidojë Interit, teksa Bajrami me shokë do të tentojë që të bëjnë surprizën dhe pse jo që të lënë shenjë.
KOHA JONË SONDAZH

