Nedim Bajrami, talenti i Juventusit që i thotë “po” Shqipërisë

Nedim Bajrami është transferuar nga Zvicra drejt Italisë i blerë nga Juventusi. 21-vjeçari është një futbollist në pronësi të bardhezinjve, të cilët e blenë nga Grasshopers për rreth 2 milionë franga zvicerane dhe e ka huazuar tek Empoli. Me këtë të fundit, fantazisti është duke luajtur sezonin e dytë.

Skuadra e Serisë B ka marrëveshje dhe klauzola me bardhezinjtë për kartonin e tij si dhe për rregullimin e çështjeve të bilanceve, kur dihet mirë që Juventusi dhe Empoli kanë marrëveshje të shumta transferimesh. Fantazisti këtë sezon ka asistuar 6 herë në Serinë B me Empolin dhe ka shënuar 2 gola.

Me vlerën e kartonit pesë milionë euro, Bajrami është bërë një nga lojtarët më të vlerësuar në Serinë B italiane. Në një krahasim nga “Transfermarkt”, ku bien në sy se janë vetëm lojtarë të lindur nga 1 janari 1999, talenti 21-vjeçar është i pesti për vlerën më të lartë të kartonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

Nedim Bajrami glich im Cup gegen Napoli zweimal aus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?