Nedved i telefonon Suarezit, zbulohen detajet e bisedës mes tyre

Juventus vijon punën për të siguruar shërbimet e Luis Suarez. “El Pistolero” duhet të zgjidhë çështjet e fundit burokratike me Barcelona dhe më pas me autoritetet italiane sa i përket nënshtetësisë dhe pasaportës për t’u veshur bardhezi.

Sipas asaj që raporton sot “El Mundo Deportivo”, këtë fundjavë drejtuesi i Juventusit , Pavel Nedved i ka telefonuar sulmuesit për ta siguruar se ai mbetet zgjedhja e parë për të forcuar repartin e avancuar në ekipin e drejtuar nga Andrea Pirlo.

Vetë  trajneri tha se i duhet një sulmues dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një tjetër demonstrim besimi, duke pritur që Suarez të zgjidhë çështjen e pasaportës dhe të bëhet  komunitar.

SHKARKO APP