Nedved: Porto rival i vështirë, nuk duhet të harrojmë eliminimin nga Lyon-i

Pavel Nedved ka komentuar shortin e Champions League. Zëvendës-presidenti i Juventusit ka kërkuar nga skuadra që të japin maksimumin duke kujtuar eliminimin e sezonit të kaluar nga Lyon-i.

“Në Champions League, të gjitha skuadrat janë shumë të forta, e tregon edhe sezoni i kaluar kur u shortuam me Lyon-in dhe më pas u eliminuam, këto skuadra janë mësuar me ndeshje të tillë. Kur kalon turin është shumë shumë e rëndësishme që të arrish në momentin e duhur në formën më të mirë.

Do të jetë e vështirë ndaj trajnerit të tyre, e kam pasur shok skuadre kur luaja te Lazio. Është trajner shumë i mirë dhe luan me skemën 3-5-2, shumë i organizuar , ndaj na presin dy ndeshje të vështira”, deklaroi Nedved. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP