Nedved: Titulli? Mund ta rikuperojmë distancën me qetësi!

Zëvendës-presidenti i Juventusit Pavel Nedved nuk ka asnjë dyshim se skuadra bardhezi do të arrijë të rikuperojë 13 pikët që ka diferencë me Milanin dhe Napolin.

“Besojmë në vlerat e ekipit tonë. Duam që futbollistët të japin maksimumin, për ndërhyrje në merkato do të shohim nëse do të ketë ndonjë mundësi, por skuadra ka vlera për të zënë vendet e para. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës për të rikuperuar pozicione.

Rinovimi i Dybala-s? Mund të them që jemi në një pikë të mirë. Jemi shumë të kënaqur që është rikthyer dhe ka treguar një formë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roli i zv.presidentit? Nuk e kam këtë rol prestigjioz sepse jam mik i presidentit. Kam ndjerë gjithmonë shumë përgjegjësi. Ka pasur edhe shumë kritika ndaj meje dhe për sjellje, por kjo është pjesë e karakterit tim. Do të jap gjithmonë gjithçka për këtë klub”, deklaroi Nedved. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?