Negociatat me Napolin, Hysaj merr vendimin përfundimtar
Elseid Hysaj ka vendosur që të qëndrojë te skuadra e Napolit. Kapiteni i Kombëtares sonë ka arritur marrëveshjen me drejtorin Guintoli, për një kontratë me një vlerë që do të shkojë mes 2.8 milionë të kërkuar prej tij dhe 2.2 të ofruar nga Napoli.
Mbrojtësi shkodran ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, ndaj dhe Napoli rrezikonte që ta humbiste me kosto zero verën e ardhshme.
Mediat italiane shkruajnë se për të kishte interes nga disa klube si Benfica, Neëcastle dhe Everton, por asnjë prej tyre nuk kishte fondin e nevojshëm për të bërë transferimin. /R.Lika-Koha Jone/