Nelson Hysa ndeshje në Angli kundër gjermanit! Kampioni i peshave të rënda: Në fitoj shkoj i 5-ti në botë

Kampioni shqiptar dhe evropian i peshave të rënda, Nelson Hysa, do të boksojë kundër gjermanit Patrick Korte. Sfida do të mbahet më 7 qershor në Londër. ”Për herë të parë do të boksoj në Ipsuich, ne stadium. Biletat janë të shituara dhe do të jenë 30 mijë vetë atë ditë. Së pari përfaqësoj Shqipërinë dhe më pas Nelsonin”,-u shpreh boksieri Hysa.

Në ndeshjen e organizuar nga promotori më i suksesshëm në botë Frank Warren, boksieri shqiptar do të kërkojë të mbrojë titullin kampion evrope në federatën WBO. Falë fitores së fundit në muajin mars Nelson Hysa u rendit i 11 në botë në WBO. ”Shpresoj që pas kësaj ndeshje të jem në mesin e 5 më të mirëve të botës”,-tha Hysa.

Fitorja në Ipsuich do ti hapte rrugën Nelson Hysës për të realizuar ëndrrën e madhe. ”Besoj që pas kësaj ndeshje do të happen rrugë të mëdhaja për një ndeshje të trofeut të botës. Kam shumë kohë që shpresoj dhe punoj”. Në boksin profesionist Nelson Hysa ka realizuar 22 ndeshje dhe të gjitha kanë qenë fitore,

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?