“Nën ndikim të madh politik”, FSHF i përgjigjet KOKSH: Asambleja duhet të shtyhet
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të zgjedhë presidentin e ri më 17 prill, teksa kandidatët për këtë post të rëndësishëm janë 4.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka dërguar një letër KOKSH-it në lidhje me Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore që do të mbahet ditën e shtunë. Kreu i futbollit shqiptar shpreh rezerva në lidhje me këtë Asamble.
Duka thekson se KVE, Komisioni i Verifikimit dhe Etikës, që ka marrë kompetencat e Asamblesë Zgjedhore ka marrë vendime që cenojnë anëtarët e Asamblesë, teksa shkruan se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë po shqyrton ligjshmërinë e këtij Komisioni.