Nën radarët e Barcelonës, ish-portieri Shezni: Mungesë respekti, nëse nuk e konsideroj si mundësi

Alternativa më e përfolur për të zëvendësuar Ter Shtegen e dëmtuar te Barcelona është Shezni. Dhe pse konsiderohet ish-portier, pasi ka njoftuar më parë largimin nga futbolli, gjithçka mund të ndryshojë. ”Do të ishte mungesë respekti, nëse nuk e konsideroj si mundësi”, kjo është çfarë ka thënë polaku i pyetur për zërat së fundmi. Dhe një deklaratë e tillë padyshim që ndez shkëndija mes palëve. Dje u raportua që Shezni do të pranonte rikthimin në futboll dhe pikërisht te Barcelona, vetëm nëse i garantohet vendi i titullarit. Po ashtu kërkohet që kontrata të firmoset e vlefshme vetëm deri në fundin e këtij sezoni.

SHKARKO APP