Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Nuk ka shumë pjesmarrës,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zelensky: Putini po planifikon të sulmojë centralet e Ukrainës

Bota E mërkurë, 25 Shtator 2024 22:00
Zelensky: Putini po planifikon të sulmojë centralet e Ukrainës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, po planifikon që të sulmojë centralet e energjisë bërthamore dhe infrastrukturën në Ukrainë, me qëllim që t’i shkëpusë uzinat nga rrjeti elektrik. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se së fundi ka pranuar “edhe një raport tjetër alarmues të inteligjencës sonë” që thotë se Rusia po përdor satelit për të mbledhur imazhe dhe informacione të detajuara për infrastrukturën bërthamore të Ukrainës. “Çdo sulm raketor apo me dron, çdo incident kritik në sistemin e energjisë mund të çojë në katastrofë bërthamore”, tha ai.

Moska “duhet ta kuptojë këtë, dhe kjo varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për t’i bërë presion agresorit”, tha ai gjatë tubimit vjetor në Nju Jork. “Larg qoftë, por nëse Rusia shkakton katastrofë bërthamore në një nga centralet tona bërthamore, rrezatimi nuk do të njohë kufij”, tha ai. Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të vazhdojnë të mbajnë në krye të agjendës së tyre luftën e shtetit të tij kundër pushtimit të nisur nga Rusia dhe paralajmëroi se Putini synon të marrë më shumë territor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 15 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 17 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 18 orësh

“Mendoj se çdo lider, çdo shtet që na mbështet e sheh se si Rusia, një shtet mbi 20 herë më i madh se Ukraina me territor, dëshiron më shumë tokë”, tha ai. Që kur ka arritur në SHBA për mbledhjet e OKB-së, Zelensky ka zhvilluar një fushatë intensive diplomatike, duke u takuar me ligjvënës amerikanë dhe duke u paraqitur në mediat amerikane me apelin që Uashingtoni të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti ukrainas planifikon t’ia shpalosë një “plan të fitores” presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa sulmet ruse po vazhdojnë në Ukrainë. Ai po ashtu hodhi poshtë përpjekjet e Kinës dhe Brazilit për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se këto dy shtete po propozojnë një alternativë për formulën e tij për paqe.

Propozimi i “alternativave, planeve gjysmake, të bazuara në të ashtuquajtura parime” do t’i jepnin Putinit hapësirën politike për të vazhduar luftën, tha ai. Kina ka tentuar që të bindë shtetet që t’i bashkohen planit të paqes prej gjashtë pikash që, së bashku me Brazilin, kanë prezantuar në maj. Një ditë më herët, presidenti ukrainas i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe, teksa i cilësoi si “bashkëpunëtorë” në luftë Iranin dhe Korenë e Veriut, shtete që janë akuzuar se i japin Moskës armë të cilat ajo i përdor për të sulmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022. /REL/

Etiketat e lidhura

putinZelensky
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 37 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 50 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 1 ore

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.