Nëse dështon për Haaland, Barcelona piketon një sulmues dhe një mbrojtës

Erling Braut Haaland është objektivi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës. Konkurrenca për sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund është e madhe.

Për këtë qëllim skuadra blaugrana ka edhe një plan B nëse nuk do të arrijë te sulmuesi 21-vjeçar. Nëse nuk do të arrijë dot te Haaland, Barcelona do të investojë për të afruar një tjetër sulmues dhe një mbrojtës.

Mediat iberike kanë zbuluar se emrat e tyre janë Alexander Isak, i cili aktivizohet te Real Sociedad dhe Jules Kounde, që është pjesë e Sevilla-s. Barcelona nuk ka fonde të mjaftueshme për të bërë investime të tilla në merkato për shkak të borxheve të mëdha. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?