Neuer “kërcënon” PSG: Më të fortë se në sezonin që fituam tripletën!
Një nga pikat më të forta të Bayernit, Manuel Neuer, autor i disa pritjeve të rëndësishme në gjysmëfinalen e Champions League kundër Lyon-it, po shijon momentin magjik të ekipit të tij.
Portieri gjerman është i vetëdijshëm se ky Bayern është më i fortë se skuadra që realizoi “tripletën” në 2013-ën: kampionat, kupë kombëtare dhe Champions League.
“Jemi më të fortë në krahasim me të kaluarën. Tani kemi më shumë cilësi dhe më shumë alternativa në skuadër. Ky ekip është fantastik.
E dimë se çfarë duhet të bëjmë me Flick. Ai është shumë i qetë, veçanërisht para ndeshjeve si kjo. Na ka përgatitur mirë për çdo ndeshje, pavarësisht nga kundërshtari që kemi pasur përballë. Kemi gjithmonë një plan për kundërshtarët dhe rezultatet duken në fushë”.