Neuer: Të gjithë e ëndërrojmë golin e shënuar nga Alisson!

Alisson Becker realizoi një gol shumë të bukur me kokë në minutat shtesë, duke i dhuruar fitoren Liverpool në fushën e WBA dhe duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit të Jurgen Klopp për një biletë në Champions League.

Manuel Neuer ka thurur elozhe për homologun e tij në prononcimin e dhënë për The Athletic. Portieri brazilian realizoi bukur me kokë, duke i dhënë mundësinë “The Reds” të merrnin 3 pikët.

“Çdo portier ëndërron të shënojë një gol si Alisson. Liverpool i duhej fitorja për Champions League, ai u tregua fenomenal. Çfarë goditje me kokë e jashtëzakonshme.

Shkëmbyem disa mesazhe me njëri-tjetrin, e urova për golin e tij. Alisson është një djalë shumë simpatik, merremi vesh mirë, jam shumë i lumtur për të“, theksoi Neuer.

SHKARKO APP