Neved: City dhe Real sfida stimuluese, por më parë kemi Lyon-in!

Shorti nuk ishte me fat për skuadrën e Juventusit, por Pavel Nedved beson se skuadra bardhezi do të arrijë që të shkojë në Lisbonë.

“Fillimisht duhet të kalojmë turin, pasi e dimë se na pret një ndeshje kthimit shumë e vështirë. Janë dy ndeshje shumë stimuluese, por në fazën çerekfinale është e vështirë të përzgjedhësh ekipin rival, pasi janë kundërshtarë shumë të fortë.

Real dhe City janë dy skuadra që kanë ambicie për të shkuar në finale. Në çdo rast ndaj njëri prej tyre do të jetë e vështirë. Objektivi primar është që të shkojmë në Portugali. Me këtë format, me tri ndeshje teke, është shumë interesante për botën e futbollit, sepse do të luhet në një periudhë, ku futbolli është i ndalur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP