Newcastle apo Manchester United? Sesko zbulon ekipin që do të transferohet

Benjamin Sesko është pranë transferimit të bujshëm te Manchester United. Sulmuesi i ri slloven ka vendosur të refuzojë ofertën e Newcastle dhe t’i bashkohet “Djajve të Kuq”, ndërsa negociatat mes klubit anglez dhe RB Leipzig janë në fazën përfundimtare.

Sipas The Athletic, të gjitha palët tashmë janë në dijeni të dëshirës së lojtarit dhe marrëveshja mund të finalizohet në orët apo ditët në vijim. Fillimisht, Manchester United kishte ofruar 75 milionë euro + 10 milionë bonuse, por më pas e rriti ofertën në 80 milionë euro fikse + bonuse, një shifër që pritet të pranohet nga klubi gjerman në pronësi të Red Bull.

Nga ana tjetër, marrëveshja personale mes Sesko dhe Manchester United është arritur tashmë: kontratë deri në vitin 2030 dhe pagë rreth 8 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas afrimeve të Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha, ish-sulmuesi i Salzburgut, autor i 21 golave sezonin e kaluar, është gati të bëhet pjesë e repartit sulmues që do të drejtohet nga Ruben Amorim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Newcastle kjo është një tjetër goditje në një merkato të vështirë. Pas dështimeve për të afruar Joao Pedro, Hugo Ekitike, Bryan Mbeumo, Liam Depay, tani humbasin edhe Sesko. Ndërkohë, Alexander Isak është gjithnjë e më shumë në radarët e Liverpool.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?