Newcastle arrin akordin me yllin e Barcelonës, i ofron super kontratë
Newcastle do të bëjë investime të rëndësishme në sezonin e ardhshëm. Klubi anglez synon të shpenzojë rreth 300 milionë euro, teksa një nga prioritetet është afrimi i Dembele.
Sipas Todofichajes, futbollisti francez ka mbyllur tashmë një marrëveshje me klubin anglez për verën e ardhshme. Dembele e kupton se koha e tij në klub ka mbaruar dhe ai ka nevojë për një klub të ri për të rifilluar karrierën e tij.
Newcastle do të ishte vendi i përsosur dhe do të kishte një rol më të rëndësishëm. Kontrata për të do të jetë për 5 sezonet e ardhshme me 15 milionë euro plus një bonuse, si dhe 15 milionë euro të tjera për transferimin. Marrëveshja është mbyllur plotësisht dhe mund të zyrtarizohet nga janari.
KOHA JONË SONDAZH

