Newcastle bën gati 90 milionë euro për të rrëmbyer Sesko

Newcastle United ka rritur ofertën e saj për sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Šeško, duke propozuar një shumë totale prej 90 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Klubi anglez i ka kërkuar lojtarit që të japë një përgjigje të qartë brenda 48 orëve nëse e pëlqen destinacionin e propozuar.

Ndërkohë, interes për sulmuesin slloven ka shfaqur edhe Manchester United, që ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, por po shqyrton mundësinë që në marrëveshje të përfshihet edhe Rasmus Højlund. Megjithatë, sulmuesi danez – i transferuar nga Atalanta verën e kaluar – nuk dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Nëse Newcastle arrin të mbyllë transferimin e Šeškos, atëherë do të rishikojë situatën e Alexander Isak, aktualisht në një raport të ftohtë me klubin. Isak vlerësohet nga “Magpies” 175 milionë euro, dhe një ofertë e parë nga Liverpooli prej 126.5 milionë euro është refuzuar menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool, i cili mbetet i interesuar fort për sulmuesin suedez, ka bërë të ditur se nuk do të paraqesë një ofertë të re derisa Newcastle të japë sinjale hapjeje. Ndërkohë, vetë Isak e preferon një kalim te “The Reds” dhe ka refuzuar një ofertë nga Arabia Saudite.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?