Newcastle ka gati një ofertë të çmendur për Vlahovic

Newcastle është skuadra më e re që kërkon të transferojë sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic. Për të mposhtur konkurrencën e skuadrave të tjera, drejtuesit e “Magpies” janë të gatshëm të bëjnë një ofertë shumë të lartë, që do ta detyronte klubin vjollcë të “dorëzohej” që në janar.

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka kërkuar 80 milionë euro për lojtarit, të cilin është i gatshëm të lejojë të largohet në merkaton e verës. Gjithsesi në Angli nuk duan të presin kaq gjatë për shkak të formës së dobët që po kalon skuadra  ndaj e kanë rritur ofertën në 100 milionë euro.

Arsenali, Tottenhami, Manchester City, Juventusi apo Atletico e Madridit gjithashtu kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin, por Newcastle për momentin është në avantazh për shkak të ofertës financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?