Newcastle kërkon që t’i besojë pankinën trajnerit Zidane
Newcastle do të bëjë investime të rëndësishme në merkato. Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier League së fundmi, po mendojnë për emrin e trajnerit të ri.
Brendan Rodgers deri më tani ka refuzuar ofertën, ndërkohë që në orët e fundit është përfolur shumë për Zinedine Zidane.
Francezi është i lirë pas largimit nga Real Madrid, por nuk e tërheq shumë ideja që të drejtojë Newcastle. Dëshira e tij është të marrë kombëtaren e Francës, por më parë duhet që Deschampes të largohet.
KOHA JONË SONDAZH

