Newcastle me 10 lojtarë i shkakton humbjen e parë United të Carrick

Një përballje plot emocione karakterizoi sfidën e javës së 29-të në Premier League, ku Newcastle United triumfoi 2-1 ndaj Manchester United në “St James’ Park”.

Takimi mori një rrjedhë të fortë dramatike në fundin e pjesës së parë. Newcastle mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Jacob Ramsey në minutën 45+2, por vendasit reaguan menjëherë. Në minutën 45+5, Anthony Gordon shndërroi saktë një penallti, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Reagimi i “Djajve të Kuq” erdhi në minutën 45+9. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Bruno Fernandes, Casemiro u shkëput në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë barazoi shifrat, duke rikthyer ekuilibrin para pushimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit, Newcastle goditi në minutën e 90-të. Një kundërsulm i shpejtë përfundoi me topin në këmbët e William Osula në krahun e djathtë. Sulmuesi hyri në zonë dhe lëshoi një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin e United dhe duke ndezur festën në shkallët e stadiumit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj humbjeje, Manchester United mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Newcastle ngjitet në kuotën e 39 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 12-të në renditje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?