Newcastle ofron 40 milionë euro për mbrojtësin e Milanit, pranë akordit

Newcastle dhe mbrojtësi gjerman Malick Thiaw janë gjithnjë e më pranë një marrëveshjeje. Dy ditë më parë, klubi anglez ofroi 30 milionë euro për kartonin e futbollistit të Milanit, ofertë që gjeti pëlqimin e lojtarit, por jo të klubit kuqezi, i cili kërkonte të paktën 40 milionë euro, edhe për faktin se Thiaw është pjesë e planeve të trajnerit Allegri.

Në orët e fundit, Newcastle ka bërë një ofertë të re duke arritur shifrën e kërkuar nga Milani: 35 milionë euro fikse plus 5 milionë bonus. Kjo ka përshpejtuar bisedimet dhe marrëveshja mund të mbyllet së shpejti.

Nëse mbrojtësi pranon kalimin në Premier League dhe ribashkimin me Sandro Tonalin, Milani do të kërkojë zëvendësuesin e tij te Giovanni Leoni i Parmës, por interes ka edhe për Pietro Comuzzo-n e Fiorentinës, i cili ka rinovuar së fundmi deri në vitin 2029 dhe vlerësohet 25-30 milionë euro. Comuzzo doli para kohe nga miqësorja kundër Manchester United për shkak të një problemi në stomak. Thiaw iu bashkua Milanit në verën e vitit 2022 për 9 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2027.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?