Newcastle ofron 50 milionë euro për Ferran Torres, por Barcelona e cilëson të pashitshëm

Newcastle United po kërkon me ngulm përforcime në sulm, por me afatin e merkatos që po afron, koha po mbaron. Pas dështimit për të siguruar Joao Pedron (që shkoi te Chelsea), si dhe Bryan Mbeumo e Benjamin Sesko (të dy tashmë te Manchester United), vëmendja e klubit anglez është kthyer te Ferran Torres.

Sipas “Fichajes”, si Newcastle ashtu edhe Tottenham kanë paraqitur oferta rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, por katalanasit i kanë refuzuar menjëherë, duke e konsideruar lojtarin të pashitshëm.

Torres, 25 vjeç, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027. Megjithëse shpesh luan si zëvendësues i Lewandowskit ose si alternativë në krahë, trajneri Hansi Flick e vlerëson shumë për fleksibilitetin dhe aftësinë për të mbuluar disa role në repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht interesit të lartë dhe ofertave të majme, dëshira e Newcastle për ta rikthyer Torresin në Premier League për momentin duket e destinuar të mbetet një ëndërr.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?