Nexhipi: Koha është e pamjaftueshme, ja si do bëhet kontrolli i lojtarëve

Te skuadra e Kukësit, përfaqësues në mbledhjen me klubet e tjera dhe FSHF, ishte i pranishëm drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Duke folur për mediat, ai konfirmoi se qëndrimi i Gjicit ishte që kampionati të mos rifillonte për shkak të kohës jo të mjaftueshme.

“Rifillimi i kampionatit? U mor vendimi për datën 3 dhe do ketë edhe ndeshje të Kupës dhe me datë 29 korrik do të jetë datë përfundimtare për të mbyllur sezonin. Është bërë një protokoll që do të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha klubet do ta kenë këtë protokoll. Me kushtet në Shqipëri që ka probleme me infrastrukturën dhe financat, por mund t’ia dalim.

Presidenti Gjici ishte për ta mbyllur? Kishte bisedë dhe të gjithë dhanë mendimet, presidenti nuk kishte mundësi të ishte. Ai e tha se duhet koha e nevojshme, për mendimin nuk është kohë e mjaftueshme. Ndoshta, është një rrezik i vogël për futbollistët por do të tentojmë dhe të shohim si do shkojnë gjërat.

Pauzë e gjatë? Nëse mendohet duhet tre javë pasi vihet nga një pauzë e gjatë dhe shpresojmë të mos ketë dëmtime, ne jemi edhe në Kupë. Qershori do jetë i ngjeshur, por shpresojmë ta përballojmë këtë kampionat.

Probleme financiare? Nuk kemi probleme financiare, këto ditë lojtarët do të marrin një pagë dhe shpresojnë të fillojmë sa më mirë kampionatin.

A është diskutuar çështja e tamponëve? Është diskutuar edhe çështja e tamponëve, do të ketë çdo ekip që do të bëjë kontroll me matje temperaturë”, deklaroi Nexhipi.

 

SHKARKO APP