Nexhipi shpreh dëshirën për një finale me Tiranën: Të kalojmë Teutën njëherë …

Nderim Nexhipi foli menjëherë për mediat pas hedhjes së shortit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Drejtori sportiv i Kukësit pasi vlerësoi Teutën, foli dhe për një finale të mundshme kundër Tiranës.

“Tani këtë fazë gjysmëfinale, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë kualitet. Jemi kundër Teutës, dy ndeshje, shpresojmë të bëjmë më të mirën. Tani, normalisht ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sado pak sezonin tonë.

Jo, nuk jemi më superiorë se Teuta. Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë kualitet dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Gjithsesi, Kupa për ekipin tonë do të jetë një trofe plus. Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngremë trofeun.

Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen. Normalisht, Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat”, u shpreh Nexhipi.

SHKARKO APP