Nexhipi zbulon largimin e madh në fund të sezonit nga Kukësi

Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi ka folur së fundmi për ecurinë e përgatitjeve të skuadrës verilindore, ndërsa zbuloi detaje edhe në lidhje me kontratat e lojtarëve. Në një intervistë për “FanZone”, ai e pranoi se Shkurtaj do të largohet në fundin e sezonit.

“Ne po stërvitemi dhe do të jemi gati për rifillimin e kampionatit, ndonëse e kam thënë disa herë që koha për përgatitje është shumë e shkurtër. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht që të bëjmë më të mirën gjatë kësaj kohe. Përderisa ne matematikisht jemi në lojë, duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të ndjekim Tiranën, për të shpresuar se në fund do ia dalim.

Rinovimet e kontratave? Shkurtajt i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kemi pasur bisedime këto ditë për ta rinovuar atë, por dëshira e lojtarit është të largohet dhe nuk do rinovojmë kontratën. Për lojtarët e tjerë i kemi nën kontroll dhe mund të përfitojmë një shumë të madhe nga ata, siç ishte rasti i Gurit.

Marrëdhënia me Gjicin? Të gjithë e njohim presidentin. Kur mu dha mundësia këtu e pranova këtë sfidë dhe me presidentin kam marrëdhënie shumë të mira. Të gjithë më njohin çfarë tip jam dhe jemi përshtatur shumë mirë me njëri-tjetrin”, u shpreh Nexhipi.

SHKARKO APP