Nexhipi zbulon numrin e tifozëve në duelin Kukësi-Partizani: Prisnim më shumë!
Ish-kapiteni i Partizanit, tashmë në rolin e drejtorit sportiv të Kukësit, foli para super sfidës Kukësi-Partizani.
“Golin e parë për Partizanin e kam shënuar në derbi, në stadiumin e vjetër. Të gjithë e dinë që ndjenjat janë të ndryshme kur je në fushë dhe jashtë saj. Te Partizani kam kaluar momente të bukura. Te Kukësi jam në një rol krejt tjetër. Janë 2 gjëra të ndryshme. Jam ok kështu siç jam dhe të vazhdojmë kështu. Jam munduar të stërvitem.
Kemi pritur një numër më të madh tifozësh. Në derbi kishte shumë spektator. Nuk ka munguar asgjë nga ana e marketingut, thirrja për tifozët. Duhet pak kohë që njerëzit të fillojnë t’i mbushin stadiumet.
Numri do të jetë afro 4-5 mijë. Presidenti kur mërzitet me ekipin thotë atë punën e gjobave, nuk është se kemi pasur gjobë pas Luftëtarit. Ekipi është në fortë të mirë.
Ishte ditë e keqe në Gjirokastër, shpresoj që sot të japim maksimumin dhe të marrin 3 pikë. Është një kampionat i çuditshëm, shpresoj të bëjmë më të mirën, se cilësitë i kemi. Nuk ka presion në ekip. Lojtarët janë shumë të qetë, nuk kemi presion nga presidenti apo dikush tjetër”, u shpreh Nexhipi.