Neymar është i pandreqshëm, shkon i dehur në stërvitje te PSG
Situata te PSG pas eliminimit nga Championsi vijon të jetë shumë e keqe. Më të kritikuarit ishin Lionel Messi dhe Neymar, të cilët u vërshëllyen nga fansat në ndeshjen e Ligue 1.
Sulmuesi brazilian të jetë në qendër të kritikave, ku e fundit vjen nga gazetari i njohur i “RMC Sport”, Daniel Riolo, i cili është treguar shumë i ashpër me Neymar, ndërsa ka habitur të gjithë me deklaratën e dhënë për sulmuesit, i cili sipas tij qëndron gjithmonë i dehur.
“Neymar pothuajse nuk stërvitet fare, ai arrin në një gjendje të mjerë, pasi është thuajse gjithmonë në gjendje të dehur. Kështu është Neymar, i cili ka thuajse zero komunikim me PSG-në dhe shokët e tjerë të skuadrës. Ai duhet lënë të shkojë, pasi i bën shumë dëm klubit. Lëreni të shkojë ai po e shkatërron PSG-në.
PSG-ja nuk është më një klub. Trajneri nuk ekziston më. Presidenti nuk ka thënë asnjë fjalë. Asgjë! As Leonardo, as Nasser Al-Khelaifi nuk kanë thënë asgjë fare. Disfatë totale”, tha gazetari Riolo.
🗣️🔴🔵 @DanielRiolo : "Les supporters du PSG en ont rien à cirer des simagrées de Neymar, de son documentaire Netflix. Il faut lui signer son chèque et qu'il parte. Il est en train de faire beaucoup de mal à l'intérieur du club" pic.twitter.com/Argc4Ru8xk
— After Foot RMC (@AfterRMC) March 21, 2022
KOHA JONË SONDAZH

