Neymar hedh sërish në gjyq Barcelonën, ja për çfarë bëhet fjalë
Teksa në merkato qarkullojnë ende zëra për një rikthim të mundshëm te Neymar te Barcelona, nga Spanja vjen një lajm që i befason të gjithë. Sipas asaj që raporton “El Mundo”, braziliani ka hapur një çështje të re me klubin blaugrana, duke i dërguar 6.5 milionë euro.
Para që lidhen me mosmarrëveshjen me autoritetet tatimore spanjolle për regjistrimin e tij në La Liga në vitin 2013. Kjo është beteja e tretë ligjore e brazilianit me Barcelonën, teksa më parë ka pretenduar një dëmshpërblim prej 32.1 milionë eurosh për pagat e prapambetura dhe komision për babanë e tij.
Edhe pse dëshira e tij është që të rikthehet te klubi katalanas duket se ai nuk ka ndërmend që të heq nga kërkesat e tij. Në verë duket i vështirë një ribashkim me Messin, në këto kushte kur palët vijojnë gjyqet mes tyre. /R.Lika-Koha Jone/