Neymar mund të mbetet jashtë Kupës së Botës për shkak të … motrës

Brazilit është shumë pranë publikimit të listës përfundimtare për Kupën e Botës, me trajnerin Carlo Ancelotti që duket se ka tashmë të qartë pjesën më të madhe të emrave.

Sipas raportimeve të ESPN Brasil, 24 nga 26 vendet në listën e të grumbulluarve janë tashmë të përcaktuara. Vetë tekniku italian ka pranuar se lista është “shumë e mirëpërcaktuar”, ndërsa shpallja zyrtare pritet të bëhet më 18 maj.

Megjithatë, lajmi që ka shkaktuar më shumë bujë lidhet me mungesën e mundshme të Neymar. Sulmuesi i Santos rrezikon seriozisht të mbetet jashtë listës përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, vendimi lidhet me disa faktorë, ku më kryesori është mungesa e tij në ndeshjen e 11 marsit ndaj Mirassol. Ancelotti kishte planifikuar ta ndiqte nga afër, por Neymar nuk zbriti në fushë për shkak të një mbingarkese muskulore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo mungesë ka ngritur pikëpyetje, pasi përkonte me ditëlindjen e motrës së tij, një datë që shpesh ka qenë e diskutuar në karrierën e lojtarit, për shkak të mungesave të përsëritura në këtë periudhë.

Megjithatë, “Carletto” nuk e ka mbyllur plotësisht derën. Neymar ka ende rreth një muaj kohë për të bindur trajnerin dhe për të fituar një vend në skuadër, edhe pse shumëkush beson se mungesa e tij në listën përfundimtare nuk do të ishte më surprizë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?