Neymar ndez ëndrrat e tifozëve të Milanit: Dua të kem të njëjtën fanellë si Ibra!

“Pritshmëria më e madhe që kam për 2020 është të fitoj gjithçka që mundem me PSG e kombëtaren e braziliane. Dua të arrij në finalen e Champions e të vendos duart mbi Kupën e Amerikës”. Këto janë objektivat dhe dëshirat e Neymar për vitin 2020.

Braziliani në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer gjithashtu se do ti pëlqente të luante përkrah legjendave si Zinedine Zidane e Romario, por ai ka ndezur edhe shpresat e tifozëve të Milanit duke thënë: “Do të më pëlqente të kisha të njëjtën fanellë me Zlatan Ibrahimovic”.

Neymar, të paktën për momentin, është shfaqur plotësisht i përqendruar në klubin e tij aktual, pavarësisht hipotezave të merkatos që tashmë prej vitesh e shoqërojnë në çdo sension transferimesh: “PSG ka mundësinë të fitojë Champions: Do të provojmë, 2019 ka qenë një vit plot dëmtime për mua, shpresojmë që ky të jetë plot suksese”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?