Neymar probleme me transferimin, flet presidenti i La Ligas

La Liga ka refuzuar një çek me vlerë 222 milionë Euro për transferimin e Neymarit.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se nuk do të pranojë që transferta e Neymarit të kalojë përfitimet e Real Madridit apo Barcelonës, pasi duhet respektuar “Fair Play Financiar”.

Në intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, Tebas theksoi se nuk do ta lejonte këtë transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe nëse PSG nuk e paguan klauzolaën e plotë ne do t’i raportojmë ata. Ne vetëm e kemi paralajmëruar presidentin e Paris Saint-Germain dhe kemi pritur dhe tani e shohim se ata janë të njëjtë. Ne nuk mund të pranojmë numra që i kalojnë përfitimet e Real Madrid dhe Barcelonës. Askush e beson këtë, nuk do ta lejoja të ndodhte…”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?