Nga 0-3 në 3-3, Verona merr një barazim të çmendur ndaj Torinos (VIDEO)

Verona ka arritur një barazim të çmendur 3-3 ndaj Torinos. Dueli i luajtur në Bentegodi dhuroi shumë emocione. Cristian Ansaldi zhbllokoi duelin në minutën e 36-të me një gol të bukur nga një pozicion i prirët.

Në fillimin e pjesës së dytë në harkun e 6 minutave, Berenguer dhe sërish Ansaldi shënuan dy gola të tjerë. Kur dukej se ndeshja ishte e arkivuar tashmë për torinezët, vjen reagimi i frikshëm i vendasve.

Pazzini fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të, ndërkohë që më pas Verre shënoi golin e dytë 7 minuta më pas. Atmosfera fantastike ndihmoi vendasit që të gjenin edhe golin e barazimit me Stepinskin 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në fushë ishte edhe Kumbulla, por së bashku me Rrahmanin nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP