Nga 3-1 në 3-4 Juventus fiton me përmbysje spektakolare ndaj Romës (VIDEO)

Juventus ka arritur një fitore spektakolare në duelin ndaj Romës. Skuadra bardhezi triumfoi me një përmbysje epike 4-3 në një duel që do të dhurone emocione të shumta.

Abraham zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të në një goditje me kokë, ndërkohë që Dybala do të barazonte me një perlë nga distanca. Roma do të rigjente avantazhin në fillimin e fraksionit të dytë me Mkhitaryan. Ndërkohë 5 minuta më pas Lorenzo Pellegrini shënoi një super gol nga goditja e dënimit .

Juventus ndërkohë do të rigjente forcat vetëm pas hyrjes së Moratës në fushë, që e ndryshoi totalisht ndeshjen. Në harkun e 7 minutave skuadra e Allegrit do të shënonte tri gola. Locatelli, Kulusesvski dhe De Sciglio ishin autorët e golave,

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë disa minuta më pas De Ligt komplikon gjithcka me një prekje me dorë brenda zonës duke i dhënë një penallti kundërshtarëve dhe duke lënë me një lojtarë me pak ekipin e tij. Gjithsesi nga pika e bardhe Pellegrini do të ndalej nga një pritje e Szczesny-t. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?