Nga 55 presidentë të federatave të futbollit, veç Duka dhe Ademi do të jenë në stadiumin ”Wembley”

Vetëm 4 nga 55 presidentë të federatave europianë të futbollit, mësohet se do të jenë të dielën të pranishëm në finalen mes Anglisë dhe Italisë të Euro 2020, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Dy nga 4 presidentët janë nga Shqipëria, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Agron Duka dhe Voltana Ademi si presidente e ekipit së Vallaznisë.

Shkak i mospranisë së 51 presidentëve të tjerë janë bërë kushtet e vendosura nga UEFA, sipas të cilave, ata duhet të qëndronin në izolim në hotel dhe mund të dilnin vetëm për ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregulla që ishin të vlefshme edhe për takimet e gjysmëfinaleve. 93 përqind e drejtuesve të futbollit në Europë i kanë refuzuar këto kushte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?