Nga Ajax te Salzburg, 5 klube kërkojnë të “rrëmbejnë” Armando Brojën
E ardhmja e Armando Brojës mbetet e paqartë, teksa emri i sulmuesit shqiptar vazhdon të qarkullojë në disa prej kampionateve më të rëndësishme të Europës. Pas një sezoni të vështirë te Chelsea, ku nuk arriti të sigurojë një vend titullari, Broja duket i destinuar të largohet këtë verë.
Sipas mediave angleze, interesimi për 22-vjeçarin është i lartë, por deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete në zyrat e klubit londinez. Ndërkohë, skuadra si PSV Eindhoven dhe më herët Ajax nga Holanda shihen si destinacione potenciale, me holandezët që kërkojnë të forcojnë repartin ofensiv dhe e shohin Brojën si një alternativë të vlefshme.
Nga Bundesliga, Stuttgart dhe RB Leipzig janë dy klubet që po monitorojnë situatën e Brojës, duke kryer sondazhe për të kuptuar nëse mund të realizohet një transferim në Gjermani. Ndërkohë, në Itali është përmendur Parma si një opsion, ndonëse burime të afërta me klubin e Chelseat e konsiderojnë këtë më shumë një spekulim mediatik sesa një pistë reale.
Nëse deri në fund të merkatos nuk do të ketë zhvillime konkrete, nuk përjashtohet mundësia që Broja të transferohet në huazim te Strasbourg, klubi francez që ndodhet nën pronësinë e të njëjtëve investitorë që zotërojnë Chelsean.
Broja nuk është më pjesë e planeve të londinezëve, të cilët këtë verë synojnë shitjen përfundimtare të kartonit të tij dhe jo një tjetër huazim, për të mbyllur kapitullin e pasigurt të sulmuesit shqiptar me klubin londinez.
KOHA JONË SONDAZH

