Nga Chiesa te Calafiori, italianët protagonistë në javën e parë në Premier League
Java e parë e Premier League ka treguar se Italia ka ende shumë për të thënë edhe në futbollin anglez. Dy prej skuadrave pretendente për titullin, Liverpool dhe Arsenal, kanë marrë fitoret e para falë golave të futbollistëve italianë.
Në “Anfield”, Liverpool mposhti Bournemouth-in me rezultatin 4-2, por gjithçka u vendos vetëm në fund. Në minutën e 88-të, kur ndeshja ishte e barabartë 2-2, Federico Chiesa realizoi golin që ndryshoi gjithçka, duke çuar “The Reds” drejt fitores.
Ndërkohë, në supersfidën e javës në “Old Trafford”, Arsenali fitoi 1-0 ndaj Manchester United falë mbrojtësit Riccardo Calafiori. Ish-lojtari i Bolognas shënoi me kokë në minutën e 13-të, duke i dhuruar tre pikë të arta “Topçinjve”.
Një start ideal për Liverpool-in e Slot dhe Arsenal-in e Artetës, që shohin tek italianët armët e para fituese në garën e gjatë për titull. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

