NGA ‘DJALI I TRAJNERIT’ NË LIDER: Rritja e Giuliano Simeones tek Atletico, si i mbylli gojën kritikëve dhe tani sfidon Interin

“Trajneri dhe Giuliano janë shumë të zotë në menaxhimin e një situate jo të lehtë. Nëse dikush nuk do ta dinte se kush janë, nuk do ta kuptonte se janë baba e bir”. Kështu u shpreh Giacomo Raspadori, mik i ngushtë i Giovanni Simeones, i cili që prej korrikut ndan dhomën e zhveshjes me babanë dhe vëllain e ‘Cholitos’.

Familja Simeone nuk është e para dhe nuk do të jetë e fundit; shpejt na vijnë në mendje Maldinët, Cruijff-ët, Zidane-ët, dhe më së fundmi, Conceiçao-t te Porto. Shembujt janë të shumtë dhe në çdo pjesë të botës, por mund të themi se sot familja më e njohur në futbollin evropian është ajo e argjentinasve. Sepse jemi në elitën e futbollit dhe sepse kjo formulë po funksionon.

Nuk është aspak e garantuar apo e thjeshtë, siç thotë Raspadori. Po sikur gjërat të shkojnë keq? Po sikur të përçahet dhoma e zhveshjes? Po sikur trajneri të ketë probleme me një apo më shumë lojtarë që kanë dollapin pranë, përballë apo afër atij të djalit të tij? Si veprohet në këtë rast? Si pozicionohet djali përballë pakënaqësive, kritikave apo, më keq akoma, fyerjeve ndaj figurës së babait? Për momentin te Atletico gjithçka po shkon mirë, dhe Giuliano e ka fituar dashurinë e shokëve të skuadrës me një përkushtim, një angazhim dhe një dashuri pothuajse absolute për kauzën “colchonera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali i Trajnerit është një shembull, brenda dhe jashtë fushës. Tifozët nuk kanë asgjë për të thënë, përkundrazi. Ata po fillojnë të shohin te ai atë ‘entrega’-n, atë ‘të japësh gjithçka’, që ka karakterizuar karrierën e babait të tij, i cili te Atletico fitoi ‘doblete’-n (dopio kurorën) e vitit 1996.

Swiss Digital Mobile Reklama

Giuliano, i lindur në Romë në vitin 2002, është i treti dhe i fundit nga fëmijët që Cholo pati me Carolina Baldini. Prej vitesh, Simeone është në një lidhje me Carla Pereyra dhe nga kjo marrëdhënie kanë lindur Francesca dhe Valentina. Gianluca, vëllai i mesëm, sot e ka lënë futbollin, por deri para pak muajsh luante për Rayo Majadahonda, skuadra e kategorisë së katërt që e ka fushën e saj në qendrën teknike të Atleticos: pra, 4 nga 5 fëmijët e Cholo-s janë pranë tij. Vetëm Giovanni është larg, në Torino.

Giuliano u rrit në akademinë e Atletico-s dhe u dërgua në huazim te Zaragoza, në kategorinë e dytë, dhe te Alaves, në La Liga, një sezon i kushtëzuar nga një dëmtim i rëndë i pësuar në verë për shkak të një ndërhyrjeje absurde nga një kundërshtar në një ndeshje miqësore. Në verën e vitit 2024, ai u kthye në shtëpi dhe iu bashkua ekipit të parë të Atleticos.

Fillimisht u pa me shumë skepticizëm. Siç ndodh shpesh në këto situata, djali duhet të luftojë kundër paragjykimeve dhe akuzave për nepotizëm dhe të japë dyfishin e shokëve të skuadrës për të treguar se nuk është aty falë favoreve. Jetë e vështirë, situata të pakëndshme, akuza të pëshpëritura dhe të dhimbshme. Giuliano, i cili ka një etikë pune identike me atë të prindit të tij luftarak, përveshi mëngët. Dhe dalëngadalë, ua bëri të qartë të gjithëve se ai vend në krahun e djathtë i takonte me meritë, jo për shkak të mbiemrit.

“Kjo situatë e babait dhe djalit në të njëjtën skuadër më ngjall shumë kuriozitet – tha uruguaiani Josema Gimenez për Espn – dhe në fakt, e kam pyetur Giulianon për këtë. Është një gjë e çuditshme, por kështu është. Neve nuk na është dukur kurrë se Cholo i fliste Giulianos si djalit të tij, as në fushë, as në dhomën e zhveshjes. Supozoj se ata hanë darkë jashtë bashkë, takohen, por kur kalojnë portën e qendrës stërvitore, pushojnë së qeni baba e bir”. Po babai? Çfarë thotë ai? “Giuliano ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e skuadrës – tha Cholo për Dazn – dhe kjo është gjëja që më bën më të lumtur”. Krenaria e një babai që ka arritur të normalizojë një marrëdhënie pune me djalin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?