Nga Giampaolo te Maldini, ja përgjegjësit e krizës te Milani

4 humbje në 6 ndeshje e para, nuk kishte ndodhur prej 80 vitesh te Milani. Kuqezinjtë ka filluar që të ndjeje hapat e parë të kësaj nisje katastrofike, pasi gjendet 12 pikë larg nga rivalët e Interit. Nëse ndaj Torinos, skuadra shfaqi shenja zgjimi në këndvështrim e lojës, ndaj Fiorentinas u dorëzua pa kushte. Me 6 pikë në 6 ndeshjet e para, gjyqi publik ka filluar për kuqezinjtë.

 

Drejtuesit për momentin kanë konfirmuar Giampaolon në krye të skuadrës. Tifozët e braktisën skuadrën në ndeshjen e fundit duke lënë tribunat e boshatisur. Gjithçka ndodhi para syve të Gorgon Singer, djali i pronarit të Elliot, i cili ishte në gjendje të konstatonte drejtpërdrejt momentin e jashtëzakonshëm që po kalon bota kuqezi.

Boban dhe Maldini nën kritika: Milani është shumë i ri

Në një kolektiv ku problemet janë të shumta, sigurisht që nën kritika kanë përfunduar edhe dy drejtuesit kryesorë: Boban e Maldini. Së pari, ekziston problemi i moshës, pasi janë afruar shumë futbollistë të moshës së re. Të luash me fanellën e Milanit është e vështirë dhe në një ekip të uritur e bën edhe më të vështirë. Kuqezinjtë kanë formacionin më të ri në kampionat dhe ky është një problem më vete për trajnerin Giampaolo.

Giampaolo në krizë, Milanit i mungon loja

Marco Giampaolo është padyshim më i kritikuari për situatën aktuale. Trajneri i kuqezinjve ka arritur vetëm dy fitore deri më tani, ndërkohë që siç e konfirmoi pas ndeshjes me Fiorentinën, futbollistët nuk luajtën në asnjë moment lojën që ai kishte parashikuar. Mediat italiane evidentojnë se ai ka pasur gjithmonë fillime të vështira, por a do ja lejojë Milani kohën që dëshiron për të vënë në zbatim idetë e tij? Kjo duket e vështirë që të ndodhë.

Calhanoglu, Suso e Biglia, vërshëllehen nga i gjithë stadiumi

Tri nga futbollistët nga të cilët pritet më shumë, janë kthyer në futbollistët më të kritikuar dhe të vërshëllyer nga tifozët. Suso është futbollisti nga i cili pritet më shumë në fazën sulmuese për krijimin e rasteve të rrezikshme, por diçka e tillë nuk po ndodh. Lucas Biglia-s ndrkohë i është besuar shpesh herë roli i trurit të skuadrës në mesfushë, por mesfushori argjentinas është shumë larg formës së tij më të mirë, duke u kthyer në problem për ekipin. Calhanoglu ndërkohë as nuk po shënon më dhe as nuk po ndihmon shokët në sulm për të gjetur rrugën e rrjetës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP