Nga goditja e famshme ndaj policit te mrekullia e vonuar, historia e jashtëzakonshme e Zvonimir Boban

Zvonimir Boban, ish-futbollisti i njohur kroat dhe jugosllav, mbetet një nga figurat më të përfolura në historinë e futbollit të ish-Jugosllavisë. Ai u bë i famshëm në mbarë botën jo vetëm për talentin e tij në fushë, por edhe për një ngjarje që shënoi historinë e rajonit, incidentin e “Maksimirit” në vitin 1990, kur goditi një polic gjatë përplasjes së dhunshme mes tifozëve të Dinamos së Zagrebit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit.

Fillimet dhe karriera e lavdishme në Itali

Boban e nisi karrierën te Dinamo Zagreb, klubi i zemrës së tij. Pas ngjarjes së bujshme të 13 majit 1990, ai u përjashtua nga pjesëmarrja në Kupën e Botës të Italisë. Një vit më vonë, Milan e bleu dhe e huazoi fillimisht te Bari, përpara se ta rikthente në “San Siro”, ku më pas do të shkëlqente. Me kuqezinjtë, Boban fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1994, u rendit i dyti në 1995 dhe siguroi katër tituj kampion në Serie A. Në vitin 2001 kaloi te Celta Vigo, ku luajti vetëm katër ndeshje, dhe në tetor të atij viti u tërhoq nga futbolli më herët nga sa kishte planifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Legend of Calcio: Zvonimir Boban | Forza Italian Football

Swiss Digital Mobile Reklama

Një jetë personale plot sfida

Jashtë fushës, Boban ka përjetuar një histori frymëzuese familjare. Me bashkëshorten e tij Leonarda, të cilën e njohu në një butik në Milano, u martuan në vitin 1993. Pasi për vite me radhë nuk arritën të bëhen prindër, çifti vendosi të adoptojë vajzën Maria, më pas djalin Gabriel, e në vitin 2007 dy binjakë, Martën dhe Rafaelin. Pas 15 vitesh përpjekjesh dhe trajtimesh mjekësore, Leonarda solli në jetë vajzën e tyre biologjike, Ružën, në moshën 40-vjeçare.

Zvonimir Boban: Ruža će još više uljepšati naš veseli dom - Večernji.hr

Incidenti që tronditi botën

Më 13 maj 1990, në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Crvena Zvezdës, tensionet politike ishin të ndezura pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Kroaci. Tifozët vendas, “Bad Blue Boys”, hynë në fushë për t’u përplasur me “Delijat” serbe, dhe policia reagoi. Pikërisht në atë moment, Zvonimir Boban, i revoltuar nga dhuna ndaj tifozëve të Dinamos, u përplas fizikisht me një polic, një gjest që u pasqyrua në gjithë botën. Ky moment u konsiderua nga shumëkush si paralajmërim i shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa për kroatët, Boban u kthye në simbol të rezistencës kombëtare dhe të dëshirës për liri.

Zvonimir Boban and the kick that started a war

“Nuk pendohem, do ta bëja sërish”

Në një intervistë për mediat kroate, Boban ka deklaruar: “Nuk kam qenë i vetmi. Ishim mijëra që bëmë të njëjtën gjë. Por unë isha kapiteni i Dinamos, një figurë publike. Ishte një reagim popullor kundër shtypjes, një kërkesë për liri. A do ta bëja sërish? Po, gjithmonë.”

Në janar të vitit 2011, televizioni amerikan CNN e renditi incidentin e Maksimirit si një nga pesë ndeshjet që ndryshuan botën, duke vulosur përfundimisht rolin historik të Zvonimir Bobanit, si sportist dhe simbol i një epoke të trazuar. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Boban udara policajca(((milicajca))) (13 05 1990)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?