Nga Haaland te Kimmich, lista e yjeve të shpikur nga “profesori” Ragnick
Trajneri më i ri i Manchester United në të kaluarën ka zbuluar futbollistë që sot luajnë më ekipet të mëdha. Në fakt, gjysma e Liverpoolit të sotëm ka kaluar në “duart” e tij. Ralf Rangnick ka zbuluar katër sulmues që sot, së bashku, kapin vlerën e gati 300 milionë eurove. 8 ditë pasi Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua, klubi anglez zyrtarizoi emërimin e Ralf Rangnick deri në fund të sezonit. Pas kësaj periudhe ai do të jetë konsulent i “Djajve të Kuq” edhe për dy vite të tjera.

Erling Haaland – Talenti i mrekullueshëm i lindur në vitin 2000 është i fundit i zbuluar nga Rangnick. Salzburgu pagoi 8 milionë euro për t’ia shkëputur Moldes, sot vlen 150 milionë. Që tani ka thyer shumë rekorde.
Roberto Firminho – Rangnick ishte njeriu që e solli në Evropë nga Figueirense, në vitin 2010. Në kohën kur ai drejtonte Hoffenheimin, shpenzoi 4 milionë euro për ta “rrëmbyer” nga Brazili.
Sadio Mane – Një nga goditjet, që sot vlen ar (përsëri për Liverpoolin), ishte Sadio Mané. Katër milionë euro shpenzoi Salzburgu në vitin 2012 për ta marrë nga skuadra e Metzit. Sot vlen 85 milionë euro.
Naby Keita – Fillimisht te Salzburgu dhe, dy vjet më vonë, erdhi kalimi te kushërinjtë e Leipzigut. Ai u mor për 1.5 milion dhe u shit për 60 milionë te “The Reds”.
Joshua Kimmich – Kur ishte ende shumë i ri, njeriu i Red Bullit e pikasi në sektorin e të rinjve të Shtutgartit dhe e transferoi te Leipzigu për vetëm 2 milionë euro.
Timo Werner – 53 milionë euro pagoi Chelsea në arkat e Leizpigut për këtë lojtar në verë të vitit 2020. Megjithatë, një çmim relativisht i ulët krahasuar me shumën që kishte shpenzuar Ragnick për ta blerë nga Stuttgarti (14 milionë).
Takumi Minamao – E zbuloi në Lindjen e Largët te Cerezo Osaka, ndërsa Salzburgu ua shiti “të kuqve” për 8 milionë e gjysmë.
Joel Matip – Matip kaloi të gjitha etapat tek ekipet e të rinjve deri në skuadrën e parë të Schalkes, ku ishte nën urdhrat e Ralf Ragnick.
KOHA JONË SONDAZH

