Nga heqja e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” te goli fantazmë i Ronaldos, serbët bëjnë hero Mitrovic

Serbët dinë të krenohen mjaft mirë me skandale. Episodi i ndalimit të topit nga Mitrovic brenda vijës së portës bëri xhiron e botës mbrëmjen e djeshme, duke tërbuar Ronaldon dhe Portugalinë. Gjithsesi në Serbi e cilësojnë si krenari faktin që gjyqtarët nuk arritën ta shohin këtë moment duke e bërë mbrojtësin Stefan Mitrovic si hero të kombit. Me dy ndërhyje në atë moment, ai i dha një barazim që në fakt ishte i pamerituar për serbët.

“Kurir” shkruan: “Në tetor 2014, Stefan Mitrovic  fitoi zemrat e tifozëve serbë me një gjest të guximshëm. Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, tifozët miq u përpoqën të provokonin futbollistët dhe tifozët serb me një dron që vendoste flamurin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Mitrovic hoqi flamurin dhe rrëzoi dronin. Më pas ai synonte ta çonte te gjyqtari i katërt në mënyr që ndeshja të vijonte, por ky moment shqetësoi futbollistët shqiptar që e sulmuan.

Pati një reagim të madh në fushë, pasi futbollistët vendas hyn për të sulmuar futbollistët shqiptarë, të cilët për të shpëtuar kokën, vendosën të tërhiqeshin dhe të mos ktheheshin më në ndeshje. Serbia më vonë u ndëshkua për organizimin e dobët të ndeshjes, ndërkohë që Stefan Mitroviv u bë hero i kombit.  Sidoqoftë me kalimin e kohës, kjo padyshim nuk ishte e mjaftueshme për Mitrovic që të forconte rolin e tij në kombëtare”. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP